“Bosi” i drogës dhe “eksperti” i arratisjeve nga burgjet, zbardhen detajet nga gjyqi me dyer të mbyllura në GJKKO

Aktualitet

“Bosi” i drogës dhe “eksperti” i arratisjeve nga

Dritan Rexhepi doli sot para trupës së gjyqtarëve të GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata mbajti dy seanca për Rexhepin, një me dyer të mbyllura ku dha masën e arrestit me burg, dhe në seancën tjetër, në të njëjtën sallë ishte themeli me shtatë të akuzuar, mes tyre Gentian Funiqi (ende i pa ekstraduar nga Spanja).

Kjo seancë u shty për shkak se mungonte avokati mbrojtës i Korado Geshtejës.

Të akuzuar në këtë proces janë Aldo Majnishta, Artan Doçaj, Dritan Rexhepi, Gentian Funiqi, Geraldo Martini, Korado Kështenja Gështenja, Martin Bleta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

SPAK konsideron se Gentian Funiqi dhe Dritan Rexhepi, që në atë kohë ishte në burg në Ekuador, kërkuan rrëmbimin e Jan Prengës, pasi i vëllai i tij në Angli kishte vjedhur 260 kg kokainë, që dyshohet se u përkisnin atyre.

Rexhepi njihet si “bosi” o drogës dhe “ekspert” i arratisjeve nga burgjet, në tre raste. Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda dhe disa dënime, mbi 40 vite në total. Ndërkohë ai dyshohet se ishte porositësi i rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës në 2020.

ME TE LEXUARAT