“Bosh, bosh, bosh…”/ Blendi Fevziu: S’më ka ndodhur kurrë ta shoh kështu
Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar pamjet nga plazhi më i bukur në jug të vendit, pikërisht nga Gjiri i Gramës, i cili ngjan një “shkretëtirë” e vërtetë. Kjo video nga gazetari është bërë pikërisht dje, 31 korrik, ku supozohet që jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Mirëpo, ndryshe nga vitet e tjera, Fevziu na ka treguar se edhe pse ora shënon 15:30 shezlongët janë bosh.
“Meqë ka një debat shumë të madh për çështjen e turizmit në Shqipëri jam në Gjirin e Gramës, gjirin më të bukur ndoshta të jugut, gji i cili nuk gjen vend nëse vjen në korrik dhe gusht. Është data 31 korrik dhe është ora 3 e gjysmë e pasdites dhe shikojeni si është situata.
Janë dy varka bosh, të gjithë shezlongët bosh. Janë vetëm 5 turistë të huaj në fund që janë duke qëndruar poshtë shkëmbit dhe 8 veta që po hanë drekë dhe po pinë në dy kafet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Është një nga perlat e Shqipërisë krejtësisht bosh, krejt. Nuk më ka ndodhur kurrë që ta shoh Gramën kështu, ndoshta vetëm në tetor. Bosh, bosh, bosh tani se kush e ka fajin këtë nuk e di”, thotë gazetari Blendi Fevziu.
View this post on Instagram