Borë dhe ftohtë në Kukës, qarkullimi lejohet vetëm me zinxhirë
Reshje bore dhe temperatura te ftohta raportohen ne Kukes.
Ne kete qark qarkullimi ne rruge behet me zinxhire.
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 18:40 datë 25.11.2023 është si më poshtë:
I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore dhe erë e fortë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:
• Rrugët nacionale janë të qarkullueshme me zinxhirë. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.
Si rezultat i erës së fortë ka patur bllokime të përkohshme në disa segmente, por është ndërhyrë në kohë nga kontraktorët dhe janë bërë funksionale.
•Nga bashkitë:
Bashkia Kukës
Rrugët rurale janë të kalueshme, përveç rrugëve të Nj.Ad Arrën, Zapod, Grykë-Çajë dhe Kalis.
Bashkia Has
Rrugët janë të kalueshme.
Rezervuari në lagjen Pla Nj.Ad Krumë, si pasojë e prurjeve të medha ka patur probleme, por si rezultat i ndërhyrjes nga bashkia është normalizuar.
Nga bashkia Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren bashkia Kukës,
Nj.Ad Golaj dhe Fajza bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.