Bonusi i fundvitit, ministri Mete: Ja sa do të përfitojnë pensionistët dhe kur do të shpërndahet

Aktualitet

Bonusi i fundvitit, ministri Mete: Ja sa do të përfitojnë

Këshilli i Ministrave ka miratuar bonusin e fundvitit që do të shpërndahet për pensionistët. Ministri i Financave, Ervin Mete raporton se është miratuar një fond prej 3.5 miliardë lekë dhe pensionistët do të përfitojnë shumën prej 5 mijë lekësh.

Deklarata e ministrit Mete:

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.

 

ME TE LEXUARAT