Bledi Mane flet me shifra: Ja sa blihet grami kokainës sot në Tiranë
Nën emrin operacion “Tempull”, Policia e Shtetit njoftoi pak ditë më parë një operacion të gjerë për kapjen e shpërndarësve të narkotikëve në qytetet e Tiranës, Durrësit, Korçës, Elbasanit dhe Vlorës. Të dhënat zyrtare flasin për goditjen e 23 grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, teksa Policia arrestoi 233 persona si pjesë e këtyre grupeve, të cilët spërndanin kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi kryesisht pranë ambjenteve të shkollave.
Në kuadër të kësaj i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, Bledi Mane ka komentuar megaoperacionin e policisë.
Mane ka folur me shifra për gramin e kokainës, ndërkohë që është shprehur se tashmë kjo drogë është shumë e përhapur në të gjithë vendin.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
“Kokaina është bërë shumë masive në administratë, në shoëbizz. Është e çuditshme që të marresh vesh se qyteti më i droguar në Shqipëri është Gramshi, kjo varet nga jeta sociale, depresioni, rrethi i ngushtë.
Tregu është i prirur tek kokaina dhe hashashi. Po del jashtë mode hashashi në fakt, po e sjellin nga Kanadaja.
Kokaina shitet grami 100 mijë lekë të vjetra, ndoshta tani këto ditë mund të jetë bërë 120 mijë lekë.
Shpërndahet droga nëpërmjet aplikacioneve, çdo lagje ka spaçatorët e vetë. “- tha Bledi Mane.