Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua me 2 plumba në sy të bashkëshortes, zbërthehet telefoni i viktimës
Dy ditë pas vrasjes së Bujar Nasufit në Selitë, Policia e Tiranës ka marrë sërish në pyejte familjarët e tij. Gjatë dëshmisë së tyre ata nuk kanë kanë treguar detaje mbi konfliktet e mundshme që 56-vjeçari mund të ketë ka pasur.
Madje janë shprehur të rezervuar kur janë pyetur nga hetuesit mbi problemet qe ata mund të kenë me bizneset apo pronat. Policia paralelisht ka nisur gjurminin në terren për gjetjen e provave. Telefoni i viktimës është dërguar për ekspertim në policinë shkencore ku pritet të marrin prej saj komunikime të vlefshme.
Ndërkohë disa kamera sigurie janë hapur disa ditë para ngjarjës për të verfikuar nëse autori i ka ndjekur viktimën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga motori dhe arma e djegur policia nuk ka përfituar asnjë provë me vlerë. Gjurmimi në kohë i mjetit motorrik ka qënë i pamundur për shkak se autori e ka djegur në një tunel kjo për shkak edhe të reshjeve të shiut.