Bisedat në SKY/ Trafikanti Altin Sinomati pagoi 150 mijë euro për të vrarë Shehajn

Aktualitet

Bisedat në SKY/ Trafikanti Altin Sinomati pagoi 150 mijë euro për

Autoritetet italiane kanë shpallur në kërkim trafikantin shqiptar të drogës, Altin Sinomati, 37 vjeç, i njohur ndryshe dhe si Aldo ose Il Lungo.

Mediat përtej Adriakut raportojnë se ai është zbuluar nga bisedat në aplikacionin sekret “Sky Ecc”, si porositësi i vrasjes së bashkëkombasit të tij, 38-vjeçarit Selavdi Shehaj, i quajtur ndryshe Simone ose Passerotto, ngjarje kjo e ndodhur më 20 shtator 2020 në plazhin e Torvaianicas në Itali.

Për këtë zbulim ka folur në Gjykatën e Assizes në Frosinone, Dario Ferrara, komandant i Njësisë së Hetimit të Karabinierëve.

Koloneli ka deklaruar se bisedat të koduara e bëjnë të besojë se shqiptari është afër rrethit të Leandro Bennato dhe Giuseppe Molisso.

Selavdi Shehaj flet me Molisso për çmimin e kokainës, për dërgesat e humbura, duke dëshmuar – thotë dëshmitari – për besimin mes të dyve.

Sinomati dyshohet se i ka dhënë 150 mijë euro Raul Esteban Calderon, i akuzuar si vrasës i Fabrizio Piscitellit, për të vrarë Simonen.

Më 27 korrik 2020 – raporton Ferrara – në shtëpinë e Bennatos, argjentinasi do të kishte mësuar për objektivin dhe së bashku me Elias Mancinelli, mikun e Leandros, do të fillonte të kryente inspektime në Bora Bora.

Fabrika ku më 20 shtator – sipas Prokurorisë së Romës – Calderon dhe Enrico Bennato qëlluan Shehajn.

Akuza është për vrasje të planifikuar. Dy të pandehurit e tjerë, Cianfrocca dhe De Rosa, gjetën njëri armën, tjetri motorrin. Dhe më pas Sinomati, i kërkuar si porositësi i vrasjes.

ME TE LEXUARAT