Bilanci i fundit i COVID, 4 infektime të reja në 24 orë

Aktualitet

Bilanci i fundit i COVID, 4 infektime të reja në 24 orë

Ministria e Shendetesise njoftoi 4 infektime te reja me COVID ne Shqiperi gjate 24 oreve te fundit.

Sipas njoftimit, ne vend nderkohe po vazhdon vaksinimi kunder gripit.

Njoftimi i MSH: 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 224 testime, 4 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 30 të shëruar në 24 orët e fundit

22 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 224 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 4 qytetarë, në Bashkitë:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër.

Janë 171 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,406 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Janar 2023)

Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 30
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 224

Testime totale 2,027,850
Raste pozitive 333,173
Raste të shëruara 329,406
Raste Aktive 171
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 118
Fier 18
Vlorë 15
Berat. 6
Shkodër 3
Durrës. 3
Gjirokastër. 3
Lezhë. 2
Korçë. 2
Elbasan. 1

ME TE LEXUARAT