Bilanci i COVID-19/ 4 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Aktualitet

Bilanci i COVID-19/ 4 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka publikuar bilancin e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Sipas njoftimit të MSH, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja nga pandemia e koronavirusit.

Janë kryer 201 testime, nga të cilët janë shënuar 2 raste të reja në Tiranë, nga 1 qytetar në Lezhë, Sarandë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 201 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 4 qytetarë në Bashkitë: 2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë. Janë 123 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,504 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 201

Testime totale 2,030,217
Raste pozitive 333,223
Raste të shëruara 329,504
Raste Aktive 123
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 99
Vlorë 11
Fier 9
Durrës. 2
Berat. 1
Shkodër 1

 

ME TE LEXUARAT