Bie nga kati i pestë i pallatit, vdes 27 vjeçarja në Kamëz
Një 27 vjeçare ka ndërruar jetë këtë të dielë në Tiranë, pasi ka rënë nga kati i pestë i një pallati.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, në rrugën “Teuta” Kamëz, ku në rrethana ende të paqarta e reja ka rënë nga lartësia, duke marrë plagë të rënda. 27 vjeçarja është dërguar në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi i policisë:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.