Biden del shtëpitë me bashkëshorten, por për pak sa nuk rrëzohet gjatë ecjes në rërë
Një video e fundit e presidentit amerikan Joe Biden duke ecur përgjatë një plazhi në Delaware u bë virale në internet.
Pamjet e xhiruara pranë rezidencës së Biden tregojnë presidentin 81-vjeçar duke u penuar teksa po ecte shëtitje në rërë krah për krah me Zonjën e Parë Jill Biden.
Në videon e CSPAN, mund të shihej se Biden pendohet disa herë dhe gati sa nuk bie, ndërsa Zonja e Parë e mbajti për krahu për mbështetje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në një moment, presidenti u përpoq të rriste ritmin e tij të të ecurit, ndërsa gazetarët që filmuan momentin e pyetën se për çfarë do të flisnin ai dhe Trump kur presidenti i zgjedhur ta vizitojë atë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, por Biden nuk dha një përgjigje