BERZH prezanton raportin e tranzicionit 2022-2023 për Shqipërinë, rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar
Lajmifundit
/
30 Janar 2023, 15:37
Aktualitet
Në gjetjet për Shqipërinë të raportit për Tranzicionin të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për vitin 2022-2023, cilësia e qeverisjes së Shqipërisë është në përkeqësim.
Sipas raportit treguesi që mat mirëqeverisjen ka rënë nga 5.26 pikë që ishte në 2016 në 4.62 pikë në 2021.
Arsyet kryesore se përse keqqeverisja në vendin tonë po thellohet sipas raportit është rritja e informalitetiti dhe korrupsionit.