Berisha pyet gjyqtaren Irena Gjoka: A ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata?

Aktualitet

Berisha pyet gjyqtaren Irena Gjoka: A ke përdorur ndonjëherë

Kryetar i PD-së, Sali Berisha ngriti dyshime mbi integritetin e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, gjatë fjalës së mbajtur këtë të premte në tubimin poshtë banesës së tij.

Berisha ka pyetur publikisht gjyqtaren Irena Gjoka nëse ka mbajtur ndonjëherë mbiemrin Spata dhe është dëbuar nga një vend i BE-së.

“Këtu para jush i kam shtruar një pyetje asaj turp gjykatëses, apo ti themi haptas llum gjykatëses. I kam shtruar një pyetje; a je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për punëra llumi? Nuk ka kthyer përgjigje. Sonte do ta pyes në emrin tuaj dhe mbarë shqiptarëve, këtë llum gjykatëse; ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata se të është dashur. Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti? Nuk te turp ti moj, ti je një hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral, pa asgjë, që mbahesh aty si skllave e krimeve tua. Sonte i them këto në emër të betejës tuaj të përnatshme”, theksoi kryedemokrati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“… Irena Spata, Irena me tre mbiemra. Pra ajo çfarë është ajo? Ajo është gjykata speciale e shtetit. Po çfarë shteti është ai që vendos Irena Spatën në krye të gjykatës speciale? Ky është shteti i horrave, i banditëve, shteti i kriminelëve”, tha Berisha më tej.

Akuza hodhi dhe ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Sipas tij, Dumani “është një mashtrues kriminel” që është korruptuar nga kryeministri Edi Rama.

ME TE LEXUARAT