Begaj nis turin e vizitave në vendet baltike, diskutime mbi integrimin në BE dhe relatat dypalëshe

Aktualitet

Begaj nis turin e vizitave në vendet baltike, diskutime mbi integrimin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur sot një vizitë zyrtare në vendet baltike: Letoni, Estoni dhe Lituani.

Kjo vizitë ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të promovojë interesat strategjike të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit të tij në këto vende, Presidenti Begaj do të zhvillojë takime të rëndësishme me homologët e tij në Letoni, Estoni dhe Lituani.

 

 

ME TE LEXUARAT