Babai nga Kamza rreh të birin, ai e denoncon në polici

Aktualitet

Babai nga Kamza rreh të birin, ai e denoncon në polici

Policia e Tiranës ka arrestuar një 58-vjeçar pasi akuzohet se ka rrahur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tij. Efektivët e komisariatit nr.1 në kryeqytet u njoftuan për ngjarjen në fjalë duke bërë arrestimin e menjëhershëm të 58-vjeçarit P.M.

Ai u denoncua nga i biri pasi kishte ushtruar dhunë ndaj tij. Babai i familjes do të duhët të japë tashmë llogari për dhunë në familje, një vepër penale e cila konsiderohet e rëndë me ndryshimet e fundit në Kod.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bën arrestimin e shtetasit P. M., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij”, njofton policia. /abcnews

ME TE LEXUARAT