Babai e përdhunonte, 25-vjeçarja në Sarandë helmohej dhe nga nëna, motrat i vdiqën kur ishte e vogël

Aktualitet

Babai e përdhunonte, 25-vjeçarja në Sarandë helmohej dhe

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Dërmish të Finiqit.

57-vjeçari Ramadan Rroko u arrestua pasi vajza e tij 25-vjeçare tregoi se ai abuzonte seksualisht me të.

Vajza kishte një muaj që ishte rikthyer të jetonte me babain pasi ishte rritur në jetimore që kur prindërit u divorcuan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por para se të ndodhte kjo, 20 vite më parë, gruaja e Rrokos duke qenë me probleme të shëndetit mendor kishte helmuar fëmijët e saj.

Dy prej fëmijëve ndërruan jetë, ndërsa vajza 25-vjeçare tanimë dhe vëllai i saj mbijetuan. Ajo u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërkohë që nuk dihet asgjë për fatin e vëllait të saj.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Rroko u largua nga Lushnja dhe u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë.

 

ME TE LEXUARAT