Avokati i Laert Haxhiut SMS live në emision: Dëshmitë e Tafanit nuk mund të konfirmohen...

Aktualitet

Avokati i Laert Haxhiut SMS live në emision: Dëshmitë e Tafanit
Avokati i Leart Haxhiut ka mbrojtur ka thënë se dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani nuk mund të konfirmohen për tre ditë.

Në emisionin “Open”,  avokati i dërgoi një SMS moderatores Eni Vasili të cilën ajo e lexoi me zë të lartë, ku thuhej se si mbrojtës ligjor i Laert Haxhiut, avokati e shprehu si një detyrim personal të bënte me dije se thëniet e Tafanit nuk verifikohen apo konfirmohen për tre ditë dhe sipas tij nuk duhet të hapet një sagë vrasjesh pa folur gjykata.

“Si mbrojtës ligjor i shtetasit Leart Haxhiu e ndjej si detyrim profesional. Thëniet e Tafanit nuk verifikohen apo konfirmohen për tre ditë dhe nuk duhet të hapet një sagë vrasjesh në seri pa folur gjykata”, shkroi ai.

 

ME TE LEXUARAT