Automjeti përplaset me motoçikletën në aksin Lezhë-Shkodër, një i plagosur
Lajmifundit
/
9 Nëntor 2024, 18:29
Aktualitet
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre.
Një automjet ka përplasur një motoçikletë. Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.