Elbasan/ Arrestohen 4 persona, procedohet penalisht një tjetër

Aktualitet

Elbasan/ Arrestohen 4 persona, procedohet penalisht një tjetër

Policia e Elbasanit ka vënë  në pranga 4 persona dhe pa proceduar penalisht një tjetër për disa vepra të ndryshme penale.

DVP/Elbasan

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të shtetasit L. N., 32 vjeç, banues në Librazhd, dhe proceduan penalisht për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin B. P., 21 vjeç, banues në Librazhd, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në fshatin Hotolisht, shtetasi L. N., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin B. P., i papajisur me leje drejtimi. Për pasojë është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT