ARRSH apel shoferëve: Ja cilat segmente duhet të keni kujdes

Aktualitet

ARRSH apel shoferëve: Ja cilat segmente duhet të keni kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar drejtuesit e mjeteve në vend, në lidhje me akset rrugore të cilat shfaqin probleme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

ARRSH ka publikuar foto nga zonat që kanë pësuar dëme nga reshjet, ndërsa njofton se në akset e rrethit Tropojë si dhe segmenti Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.


Përmes një postimi në “Facebook”, ARRSH apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Postimi i plotë:

Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë.

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.tch

ME TE LEXUARAT