Arrestohet miku i Rumit të Shijakut në Durrës, Aldi Mustafës i vendosën tritol në makinë

Aktualitet

Arrestohet miku i Rumit të Shijakut në Durrës, Aldi Mustafës

Ka rene ne prangat e policise Aldi Mustafa, i njohur si pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’, Aleksandër Laho. I riu është arrestuar mbrëmjen e se shtunes(30 shtator) në Durrës pasi po lëvizte me armë pa leje në makinë.

Aldi Mustafa ishte bashkë me një person tjetër në makinë. Arrestimi i tij është kryer pak momente më parë në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Sipas hetuesve, Aldi Mustafa nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të theksuar kriminal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në 3 prill të këtij viti, persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e Aldi Mustafës.

37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Zona në të cilën ndodhi ngjarja kishte kamera të shumta sigurie, ndërsa Shqiptarja.com siguroi edhe videon e shpërthimit të mjetit.

I arrestuari Aldi Mustafa, 37-vjeçar, njihet si një person me precedentë penal. Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje. Aldi Mustafa rezulton i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, me vendim të gjykatës i është shuar masa e arrestit me kërkesë të tij. Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim pas arrestimit në gusht 2021 për mosbindje të urdhrit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit.

Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me Aleksandër Lahon i njohur si ‘Rrumi’, një personazh i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

ME TE LEXUARAT