Arrestohet Fabio Ballabani, me urdhër të Shullazit rrahu burrin e gjyqtares Saida Dollani
Drejtori i Prgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë një konfernce me gazetarët ka konfirmuar arrestimin në një shtet të huaj të “ushtarit” të Emiliano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj.
“Mund t’iu konfirmoj edhe një fakt tjetër, edhe për ekzekutimin e vendimit për Fabio Ballabani, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, në një vend partner, aktualisht vuan dënimin në një burg.” – tha Rrumbullaku.
Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi” lidhur me ngjarjen e regjistruar në vitin 2019, ku me urdhër të Emiliano Shullazit kërcënoi dhe dhunoi brutalisht bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, Kristaq Priftin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ngjarja u zbardhur pas 5 vitesh pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, ku rezultoi se personat të cilat urdhëruan rrahjen e burrit të Saida Dollanit, kanë qenë Emiljano Shullazi, ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka si dhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj.
Porosia u krye nga Fabio Ballabani, teksa dyshohet se shkaku ka qenë që gjyqtarja Saida Dollani të tërhiqej nga çështja gjyqësore e Emiliano Shullazit