Arrestohen dy persona në Elbasan, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, ja pse akuzohen

Aktualitet

Arrestohen dy persona në Elbasan, njëri prej tyre i shpallur në

DVP Elbasan njofton se jane vene në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim:

Nga specialistët e Hetimit të Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore Elbasan u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim M. K., 42 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", shtetasin D. M., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit Elbasan është proceduar penalisht shtetasi K. Q., 44 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin B. B., 43 vjeç banues në fshatin Labinot , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT