Arrestimi i Erzen Breçanit/ Zbardhen detaje, 11 persona të ndaluar

Aktualitet

Arrestimi i Erzen Breçanit/ Zbardhen detaje, 11 persona të ndaluar

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish zëvendës drejtorit të policisë, Erzen Breçani.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë me vendim të gjykatës pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Breçani është ndaluar bashkë me 11 persona të tjerë. Akuzat janë për grup kriminal.

Në prangat e policisë përveç ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka përfunduar edhe djali i tij i madh.

Urdhër-arrestet janë kërkuar nga SPAK.

ME TE LEXUARAT