“Arma u fut kontrabandë”/ Mjacaj vrau në burgun e Peqinit Arben Lleshin, drejtori i Burgjeve zbardh detaje nga hetimet

Aktualitet

“Arma u fut kontrabandë”/ Mjacaj vrau në burgun e Peqinit

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose në Komisionin e Sigurisë foli edhe një ngjarjen e rëndë të ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar, ku Sokol Mjacaj vrau brenda në burg Arben Lleshin.

Klevis Qose tha se arma me të cilin u krye vrasja ishte futur në burg në mënyrë kontrabandë, ndërsa tha se hetimet ende nuk kanë përfunduar.


Sipas tij, nga ana e Drejtorisë së Burgjeve është kryer një analizë e thelluar dhe ka filluar hetimi administrativ deri në përfundimin e hetimit penal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më datë 15 dhjetor 2023 në burgun e sigurisë së lartë në Peqin u vra një i burgosur me armë zjarri pistoletë nga një i burgosur tjetër. Lidhur me këtë ngjarje, rrethanat e kryerjes, bashkëpunimit dhe mënyra si kishte hyrë arma kontrabandë burgut, po kryhet një hetim i thelluar nga Prokuroria. Disa punonjës janë marrë nën hetim lidhur me veprimet dhe ndërveprimet e tyre, por deri tani nuk janë përfunduar hetimet. Sa i përket veprimeve të ndërmarra nga Drejtoria e Burgjeve është kryer një analizë e thelluar dhe ka filluar hetimi administrativ deri në përfundimin e hetimit penal”, tha Drejtori i Burgjeve.

ME TE LEXUARAT