Arian Çani: Ja cili do të ishte qëndrimi i SHBA ndaj Berishës nëse do të fitonte zgjedhjet

Aktualitet

Arian Çani: Ja cili do të ishte qëndrimi i SHBA ndaj

Gazetari Arian Çani është shprehur se nëse Sali Berisha do të fitonte ndaj Edi Ramës në zgjedhjet vendore, amerikanët do të ndryshonin qëndrim.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se amerikanët janë të drejtpërdrejtë dhe me Shqipërinë e kanë luajtur lojën hapur.

“Amerikanët nuk pyesin se sa i mirë apo sa i keq je, sa i bukur dhe sa i shëmtuar je thonë kush është i forti në këtë moment me atë do bëhen. Nëse do të fitonte Saliu, amerikanët do të ndryshonin qëndrim. Amerikanët janë të drejtpërdrejtë, e luajnë lojën hapur. Po të ishte sot Saliu në gjendje të mundte Edi Ramën kujtoni se amerikanët do të kishin këtë qëndrim? Do të shkonin në zyrë dhe ta takonin. Për fatin e keq kjo botë është xhungël dhe në këtë xhungël fiton më i forti”-tha ai.

ME TE LEXUARAT