Arian Çani: Gazment Bardhi duhet të ishte lider i opozitës

Aktualitet

Arian Çani: Gazment Bardhi duhet të ishte lider i opozitës

Gazetari Arian Çani ka analizuar situatën në Partinë Demokratike. Ai tha se Gazment Bardhi sot duhet të ishte lider i opozitës.

Çani deklaroi në emisionin e Erla Mëhillit se Bardhi ka numrin më të madh të deputetëve që e ndjekin.

Ai theksoi në emisionin e Erla Mëhillit se kundër Sali Berisdhës është për shkak të sanksionit “non-grata”, ndërsa kundër Lulzim Bashës është për shkak të pranktikave që po ndjek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gazment Bardhi është i vetmi në këto momente që nuk e di a e ka sinqerisht apo jo, por thotë se nuk ka ambicie. Ndërkohë, ka një kontraditë midis asaj që thotë Bardhi, por jo se e shkakton ai, dhe asaj që është sot në parlament. Fatkeqësisht këtu mungojnë sondazhet për çështje të tilla, por sot Bardhi ka me vete shumicën e deputetëve.

Pra, sot sikur për një moment të bënim një test në laborator, sot Gaz Bardhi do të ishte kryetari i opozitës, nuk ka rëndësi si quhet. Nëse Gazment Bardhi sot në një moment do të thoshte ‘unë ofrohem si zgjidhje, unë jam dhe kundër Berishës sepse është non-grata, edhe kundër Bashës prej praktikave që po bën, por ndërkohë as nuk jam kundër të dyve nëse ata janë opozitar dhe duan të bashkohen’. Pra, aktualisht Gazment Bardhi po luan politikisht korrekt”, nënvizoi gazetari./

 

ME TE LEXUARAT