Arben Ahmetaj ka fituar azil në Zvicër!
Analisti Arjan Curri ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, kur ka thënë se ish-ministri socialist Arben Ahmetaj ndodhet në qytetin e Luganos në Zvicër dhe ka fituar azil.
Curri u shpreh se ish-ministri ka marrë dhe një shtëpi komode në shtetin zviceran të denjë për staturën e tij.
“Arben Ahmetaj ka fituar azil në Lugano të Zvicrës. Ka gjetur dhe një banesë komode për staturën e zotit Ahmetaj. Në Angli ishte pak, ose shumë pak sa për të zhdukur vëmendjen. Organet e drejtësisë të mos bëjnë ping-pong, por të bëjnë punën e tyre”, u shpreh analisti.
Kjo deklaratë e Arjan Currit erdhi pasi ai citoi kryeprokurorin Altin Dumani, i cili gjatë një takimi informal me gazetarët ishte shprehur se nuk e dinte ku ndodhej Arben Ahmetaj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese”, është shprehur sot kryeprokurori i SPAK.
Ish-ministri akuzohet për “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.