Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Pëllumb Gjokës, pronat e biznesmenit mbeten nën sekuestro

Aktualitet

Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Pëllumb Gjokës, pronat e

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua si pjesë e një grupi kriminal pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC, sipas gazetares Klodiana Lala.

Kështu Apeli i GJKKO ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për lënien nën sekuestrim të pronave të Gjokës.

Kujtojmë se Gjokës, i cili është shpallur edhe investitor strategjik, i janë sekuestruar 390 mijë metra katrorë tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të SPAK.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

SPAK ka ngritur dyshimet se këto sipërfaqe toke janë përfituar përmes falsifikimit.

ME TE LEXUARAT