Çantat me drogë nga Shkodra drejt Malit të Zi, sekuestrohen 88 kg marijuanë

Aktualitet

Çantat me drogë nga Shkodra drejt Malit të Zi, sekuestrohen 88

Sekuestrohen 88 kilogramë marijuanë në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën bregdetare të liqenit të Shkodrës në fshatin Podhum.

Oficerët e policisë së Malit të Zi, me ndihmën e një pajisje vëzhgimi, kanë evidentuar një mjet lundrues të vogël dhe një person i cili mbante në dore tre çanta dhe po ja dorëzonte disa personave të tjerë.

Pas kontrollit të terrenit nga forcat e policisë, janë gjetur dhe sekuestruar tre pako të mëdha të hedhura të lëndës narkotike marijuanë, me peshë totale 88 kilogramë. Droga ishte nisur nga Shkodra drejt Malit të Zi. Persona të ndaluar deri më tani nuk ka asnjë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe gjetjen e transportuesit.

ME TE LEXUARAT