Ambulanca përplaset me një automjet në Rinas/ Vdes pacientja, plagosen rëndë 3 të tjerë

Aktualitet

Ambulanca përplaset me një automjet në Rinas/ Vdes pacientja,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Rinasit ku ambulanca e Krujës është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja me iniciale A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT