"Altin Çoku tentoi të djegë një fëmijë”, Zbulohen detaje nga vetëvrasja e 27-vjeçares
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me vetëvrasjen e një 27-vjeçareje pas shpërndarjes së një fotoje të saj në rrjetin social “TikTok”.
Lala u shpreh se viktima ishte nënë e një fëmije të mitur dhe ka qenë më herët e martuar me një shtetas nga Kosova, por për shkak të problemeve në lidhje ajo është kthyer te familja në Shqipëri.
Ajo zbuloi se në kushte të vështira ekonomike nëna e viktimës pastronte banesa, mes tyre edhe atë të Altin Çokut, i dyshuar se ka shtyrë 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas saj nëna i ka kërkuar 27-vjeçares ta ndihmonte në pastrimin e banesës së Çokut, i cili kur ka bërë foton me viktimën është justifikuar duke thënë se kanë qenë miqtë e tij të cilët kanë publikuar foton në rrjetin social “TikTok”.
Viktima i ka kërkuar 39-vjeçarit që ta fshijë foton, gjë që nuk ka ndodhur dhe e ka shtyrë këtë të fundit që në një moment të rënduar psikologjik të ngjitet në katin e katërt të banesës dhe të hidhet duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve.