Altin Dumani shuan dyshimet: Ervis Martinaj është gjallë!

Aktualitet

Altin Dumani shuan dyshimet: Ervis Martinaj është gjallë!
Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka shprehur qartë këtë të enjte qëndrimin e institucionit që drejton, në lidhje me fatin e biznesmenit të basteve Ervis Martinaj. Ky i fundit rezulton i zhdukur pa gjurmë prej datës 9 Gusht të vitit 2022, ndërsa aludimet për fatin e tij janë të shumta.

Në një takim me gazetarët në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Dumani është pyetur dhe për Martinaj.

Përgjigja e tij ka qenë e qartë dhe e prerë, për SPAK biznesmeni i basteve është gjallë dhe i tillë do të konsiderohet deri në momentin që do të ketë prova që të provojnë të kundërtën. E përderisa provat që ai ka vdekur mungojnë, Ervis Martinaj po hetohet si çdo shtetas tjetër.

“Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet”, është shprehur Altin Dumani, kryeprokuror i SPAK.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Altin Dumani ka folur sot për një sërë çështjesh me interes që janë pjesë e punës së këtij institucioni, nisur nga fondet e IPARD, dosja e sterilizimit me kërkesën për ndjekje penale ndaj dy ish-ministrave Shkëlqim Cani dhe Ilir Beqaj, Gërdeci, çështja McGonigal dhe Beleri.

 

ME TE LEXUARAT