Alma Kaçi zbulon skandalin tjetër të Safet Gjicit: Sekretarja e tij hynte më make-up dhe dilte pa make-up

Aktualitet

Alma Kaçi zbulon skandalin tjetër të Safet Gjicit: Sekretarja e

Në dëshminë e saj, gruaja që u shfaq në video-skandalin në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit tha me siguri se nuk është hera e parë dhe e vetme që një situatë e tillë ka ndodhur në zyrat e shtetit. Ajo tha me bindje se Gjici ishte abuzues dhe femrat e tjera e kanë frikë prandaj heshtin dhe nuk reagojnë.

Ajo foli pa dorashka, teksa nuk nguroi të përmend edhe sekretaren e Safet Gjicit, për të cilën tha se “hynte e trukuar në zyrë dhe dilte e patrukuar.”

“Unë nuk jam e para, çdo femër atje... sepse këtu kanë frikë të denoncojnë dhe stepen. Unë e mora guximin dhe e demaskova një njeri të tillë. Më vjen keq edhe për sekretaren e atij, pasi hynte e trukuar dhe dilte e patrukuar. Pse ajo heshti: Pse ajo duhet ta suportonte dhe kapercente këtë fenomen? Ne jetojmë me frikë...” tha Kaçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT