Alma Kaçi tregon prapaskenat: Kam 11 vite që merrem me punë investigative

Aktualitet

Alma Kaçi tregon prapaskenat: Kam 11 vite që merrem me punë

Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në video-skandalin në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, ka treguar se ka mbi 11 vite që merret me punë investigative.

Ajo tha se është për të ardhur keq që e gjitha u keqinterpretua, abuzuesi doli viktimë dhe viktima doli abuzues.

“U bëra e njohur për shkak të një videoje, tani të gjithë e dinë, por më vjen keq sepse e gjitha u keqinterpretua, abuzuesi doli viktimë dhe viktima doli abuzues.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Unë jam marrë me punë investigative për prej 11 vitesh. Sic u përfol në media, është e vërtetë jam një aktiviste për të drejtat e kafshëve, pasi i dua shumë kafshët. Kam 3 vite që i mbrojë, por nuk kam shoqatë.  

Shkova të zyra e ish –kryebashkiakut pasi kisha dëgjuar që nëse një femër t’i pëlqente, direkt do bënte ato veprime që u demostruan në publik.,” tha Alma Kaçi.

ME TE LEXUARAT