Alarm në Gjermani, zbulohet për herë të parë “Pirola”, nënvarianti i ri i koronavirusit

Aktualitet

Alarm në Gjermani, zbulohet për herë të parë

Nënvarianti BA.2.86 i koronavirusit u zbulua për herë të parë në Gjermani, siç njoftoi sot Instituti Robert Koch (RKI), organi i mbikëqyrjes epidemiologjike të vendit.

Ky është një nënvariant që përfshin shumë mutacione të virusit dhe ka qenë nën mikroskopin e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që nga mesi i gushtit.

“Pirola”, siç është bërë i njohur gjerësisht ky nënvariant, është zbuluar në gusht në Gjermani, tha RKI.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Instituti Robert Koch raporton gjithashtu se që nga fillimi i korrikut ka një rritje të rasteve të infeksionit akut respirator, në raport me rritjen e infeksioneve të konfirmuara me SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen Covid-19.

Javën e kaluar, rreth 6,780 raste të konfirmuara të Covid-19 u konfirmuan në Gjermani, më shumë se trefishi i numrit krahasuar me javën e parë të gushtit. Numri aktual i rasteve vlerësohet të jetë më i lartë, pasi kontrollet e mostrës janë shumë më pak tani në krahasim me kohën e pandemisë.

Viroologia Sandra Cizek e Spitalit Universitar të Frankfurtit theksoi se ishte “çështje kohe” për të identifikuar nënvariantin BA.2.86 të koronavirusit në Gjermani.

Megjithatë ajo vlerësoi se nuk beson se kjo do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm të të dhënave dhe as që qeveria gjermane do të detyrohet të rifusë masa kufizuese.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT