Alarm i rremë në Elbasan, ja çfarë ishte pakoja që pulsonte
Lajmifundit
/
28 Janar 2022, 12:06
Aktualitet
Pakoja e dyshimtë që alarmoi sot qytetarët e Elbasanit ishte një mjet elektronik.
Forcat xheniere konfirmuan se nuk kemi të bëjmë me lëndë plasëse.
Prej disa orësh, zona pranë bulevardit të qytetit u rrethua dhe u evakuuar banorët. Nga koshi, dëgjohet një zhurmë pulsuese, ç’ka ka ngritur dyshimet se mund të ishte material shpërthyes.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Me mbërritjen e forcave xheniere, pakoja u ekzaminua dhe më pas u konfirmua se ishte thjesht një mjet elektronik, i hedhur në koshin e mbeturinave.