Aksidentoi për vdekje të moshuarin në Tiranë-Elbasan, arrestohet 63-vjeçari

Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të moshuarin në Tiranë-Elbasan,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. D., 29 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit E. S., 24 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, të dy banues në Bërz, Fier. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Qytet Studenti, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim dhe t’i filmonin ata, me celular.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasi R. K., 63 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në orën 20:40, në autostradën Tiranë-Elbasan, duke drejtuar një furgon tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar të moshës rreth 75-80 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT