Aksidentohet rëndë një motorist në Rinas, makina është larguar nga vendngjarja

Aktualitet

Aksidentohet rëndë një motorist  në Rinas, makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorit është përplasur nga një makinë duke i shkaktuar plagosjen e rëndë. Mësohet se makina që e ka përplasur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë disa qytetarë ata që kanë njoftuar ambulancën.

Motoristi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

ME TE LEXUARAT