Aksidenti në Korçë, ndërron jetën në spital shoferi 35-vjeçar, plagoset pasagjeri

Aktualitet

Aksidenti në Korçë, ndërron jetën në spital

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Korçë- Pogradec” në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P.,  është përplasur me një automjet tip “Chevrolet”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç,  drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, dhe ka  ngelur i  dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh.,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT