Aksident “zinxhir” në Tiranë - Durrës, përplasen 4 automjete, dy të lënduar, trafik kilometrik
Lajmifundit
/
14 Korrik 2024, 20:21
Aktualitet
Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, ndersa nga përplasja e makinave ka edhe të plagosur.
Nga pamjet shfaqen automjetet e përfshira në aksident, të cilat mësohet se janë katër.
Raportohet se pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar të plagosurit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit që ndodhi rreth 20 kilometra larg Vorës.