Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën shqiptari, detaje nga ngjarja (Emri)

Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën shqiptari, detaje nga ngjarja

Një shqiptar 36-vjeçar ka humbur jetën dje pasdite pas një aksidenti në Appiano, Bolzano.

Tragjedia ndodhi pak minuta pas orës 14:00, në autostradë, kur furgoni i drejtuar nga Besmir Sadiku, rezident në Appiano, u përplas me një kamion TIR, pavarësisht sinjalizimeve për rrezik për shkak të trafikut të mjeteve të rënda në rrugë.

Pjesa e përparme e furgonit u palos e gjitha rreth trupit të Sadikut, duke mos i lënë asnjë shans për të jetuar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e urgjencës që e nxorën me shpejtësi trupin e shqiptarit, ndërkohë që mbërriti dhe helikopteri për ta transportuar në spital, por gjithçka ishte e kotë, pasi ai kishte vdekur në vend pas përplasjes.

ME TE LEXUARAT