Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu, plagosen dy shoferët, njëri prej tyre shqiptar

Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu, plagosen dy

Një aksident tragjik është regjistruar gjatë natës në Loreggia të Italisë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë ka humbur jetën në 28-vjeçar.

I riu nuk mundi të shpëtonte, pavarësisht ndihmës së menjëherëshme nga mjekët.

Drejtuesi i një prej makinave ishte një 57-vjeçar shqiptar, banues në Treviso, ndërsa shoferi tjetër një 41-vjeçar maroken.

Policia dhe zjarrëfikësit kanë mbërritur mënjëherë në vendngarje, si dhe siç shkruajnë mediet e huaja iu është dashur të punojnë fort për të nxjerrë të plagosurit.

Për të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident janë kryer teste klinike për të verifikuar gjendjen e tyre psikofizike në momentin e përplasjes.

 

ME TE LEXUARAT