Aksident në Shkodër, plagosen tre persona

Aktualitet

Aksident në Shkodër, plagosen tre persona

Tre persona u plagosen nga një aksident në aksin rrugor Shkodër – Koplik mbrëmjen e se shtunes.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në afërsi të një karburanti, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin G. D. (oficer Policie) është përplasur me mjetin tip Volkswagen , me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volkswagen, shtetasit Xh. V. dhe S. G, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

ME TE LEXUARAT