Aksident në Pogradec, motori përplaset me mjetin, plagoset turistja e huaj
Lajmifundit
/
19 Shtator 2023, 16:58
Aktualitet
Një aksident në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motor i drejtuar nga turistë të huaj, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet.
Një prej turistëve (dyshohet femër), ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit.
Deri më tani ende nuk dihet gjendja shëndetësore e saj.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.