Aksident në minierën e Bulqizës/ Plagoset minatori, niset me urgjencë drejt Traumës
Një aksident i rëndë ka ndodur ditën e sotme në minierën e Bulqizës, ku një minator është palgosur.
Sipas policisë lokale, minatori Atli Alimani 55 vjeç gjatë punës është aksidentuar rëndë në këmbë. Fillimisht aksidenti është pikasur nga minatorët e tjerë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorit të plagosur dhe e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës.
Sipas mjekëve, minatori kishte plagë të rënda në këmbë dhe ky fakt i ka detyruar ta dërgojnë me ambulancë drejt Spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje. Mësohet se në komisariat janë shoqëruar drejtuesit teknik dhe po merren në pyetje.