Aksident në Belsh-Kuçovë, makina në flakë pasi doli nga rruga, shpëton mrekullisht familja me dy fëmijë

Aktualitet

Aksident në Belsh-Kuçovë, makina në flakë pasi doli

Një aksident rugor ndodhi pasditen e te dieles në aksin Belsh-Kuçovë.

Nje makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve, mjeti  është përfshirë nga flakët.

Paraprakisht, raportohet se në mjet udhëtonin një familje, cift me dy fëmijë.

Njëri prej fëmijëve është dërguar dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit.

Policia:

Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.

Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë së Belshit.

ME TE LEXUARAT