Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, kamioni përplas 65-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë

Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, kamioni përplas

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku një kamion ka përplasur një 65-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Sipas të dhënave zyrtare, 65 vjeçari i ka mbijetuar aksidentit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi F.T i cili drejtonte kamionin tip "Volvo" është shoqëruar në ambjentet e Policisë.

Durrës/Informacion paraprak Më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip "Volvo", kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

ME TE LEXUARAT