Aksident në aksin 'Tiranë-Durrës', zbardhen detajet e para
Lajmifundit
/
28 Mars 2023, 21:00
Aktualitet
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Durrës ku një person është plagosur pasi mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.
I plagosuri i identifikuar, si A.Xh rreth orës 19:50 ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte duke përfunduar jashtë aksit rrugor në afërsi të Sukthit.
Për pasojë ai është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.