Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, 36-vjeçarja përplaset me kamionin
Lajmifundit
/
14 Korrik 2024, 15:51
Aktualitet
Nje tjeter aksident ka ndodhur diten e sotme.
Policia thote se ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi E. Gj., (pasagjer) në automjetin që drejtonte 36 vjeçarja , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.